Mblodhi thuajse 2 milionë firma për diskutim në Parlament, zhduket peticioni

Futboll

Mblodhi thuajse 2 milionë firma për diskutim në Parlament, zhduket peticioni

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 22:22
Mblodhi thuajse 2 milionë firma për diskutim në Parlament, zhduket peticioni

Mblodhi thuajse 2 milionë firma për diskutim në Parlament, zhduket peticioni për “robotin” Haaland!

Një peticion i nisur sot nga një tifoz në Britaninë e Madhe për të hequr Erling Haland nga Premier Liga, është zhdukur nga faqja e peticioneve pasi rrezikonte seriozisht të përfundonte në Parlamentin Britanik.

Në faqen e peticioneve për parlamentin, mjaftonin 100 mijë firma që kërkesa qytetare të shqyrtohej në parlamentin britanik, siç janë ligjet përkatëse.

Por “Peticioni për të hequr Erling Haland nga Premier Liga se është robot”, e ka tejkaluar shumë shpejt këtë shifër.

Që në mëngjes kishte mbi 400 mijë firma të mbledhura për të dhe në drekë, raportohet se kjo shifër shkoi në 1,8 milionë firma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat