Dybala: Flas shumë me Moun

Futboll

Dybala: Flas shumë me Moun

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:56
Dybala: Flas shumë me Moun

“Diferencat mes Mourinhos dhe Allegrit?” Në disa gjëra në fushë ata janë shumë të ngjashëm, në disa të tjera nuk janë. Me Mou flasim më shumë. Është e qartë se ata janë dy botë të ndryshme, por janë shumë të ngjashëm.

Allegri? Shumë herë ndoshta nuk shkonim mirë në disa gjëra, por më pas të dy u përpoqëm të jepnim maksimumin për Juventusin, që është gjëja më e rëndësishme. Nuk është se ne ziheshim çdo ditë”.

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, vlerëson Specia One, por njeh meritat e trajnerit toskan në karrierën e tij: “Allegri ishte një nga trajnerët që më dha rritjen më të madhe në shumë vite tek Juventus”.

“Natyrisht që janë dy botë të ndryshme, por janë shumë të ngjashme – vazhdoi Dybala për Sky Sport pas humbjes së Romës në Olimpico kundër Betis në Ligën e Evropës – Për shembull, ata të dy punojnë në fazën mbrojtëse dhe në menaxhimin e ndeshjes”.

Dhe përsëri për Allegrin: "Unë mendoj se secili ka idetë e veta. Shumë herë ndoshta nuk kemi shkuar mirë në disa gjëra, por më pas ne të dy u përpoqëm të jepnim më të mirën tonë për Juventusin. Nuk është një polemikë, po flas vetëm për krahasime në fushë, ide të ndryshme se si e shikonim lojën”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat