Asllani me Interin rrëmbejnë pikë të plota në udhëtim

Futboll

Asllani me Interin rrëmbejnë pikë të plota në udhëtim

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 16:51
Interi

Interi rrëmbeu tre pikë të mëdha në Reggio Emilia. 

ZIkaltrit i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Sassuolos, në takimin e javës së 9-të të Serie A. 

Futbollisti Dzeko në minutën e 44-të e 75-të, shënoi golat për fitoren e Interit.  

Prattesi në minutën e 60-të ka shënuar për vendasit.

Kristijan Asllani u paraqit titullar për Interin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua. 

Interi renditet në vend të shtatë me 15 pikë, ka tre më shumë se Sassuolo që gjendet dy vende më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat