Kosova zhgënjen!
Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke barazuar në miqësore me rezultat 1:1 me Ishujt Faroe! Ky është barazimi i dytë rresht, pas atij të mërkurës që e lamë pas, 2:2 me Armeninë.
Futbollisti Uran Bislimi sonte ka shënuar eurogol, që gjatë do të komentohet nga dashamirët e lojës më të popullarizuar në botë.
Një gol që rrallë shihet në stadiumet evropiane.
Lojtari i i Luganos, Bislimi, ka treguar formë të mirë dhe goli i tij nga rreth 18-19 metra solli gëzim të papërshkrueshëm të tifozët “Dardanët”.
Djelmoshat e Kosovës u angazhuan por nuk arritën t’i konkretizojnë disa raste.
Ishujt Faroe arritën barazim duke iu falënderuar edhe një gabimit trashanik të mbrojtjes tonë.
Kjo ndeshje ishte edhe një test i mirë për selektorin e kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, për të pa formën e disa lojtarëve të rinj të ftuar, që mund t’i shërbejnë për të ardhmen.
Kosova është paraqitur pa yjet si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Rashica, Arbër Zeneli, Valon Verisha, Edon Zhegrova etj.
Në minutën e 22-të, Donat Rrudhani dështon nga pozita ideale, duke gjuajtur drejt në trup të portierit rival.
Uran Bislimi në minutën e 64-të ka shënuar golin e parë për kombëtaren e Kosovës!
Ai ka shënuar eurogol, që rrallë shihet në stadiumet evropiane. Bislimi në një pozitë si anash, nga rreth 18-19 metra shënon në këndin e epërm të majtë, 1:0.
Ermal Krasniqi në minutën e 75-të, me kokë dështon nga një pozitë ideale, duke gjuajtur jashtë portës.
Mbrojtja e Kosovës e përgjumur, ndërsa Stefan Radosavljeviq i vetmuar e parabollon portierin Pukaj, 1:1 në minutën e 77-të.
Jetmir Topalli pati mundësi të mirë në fund por u tregua egoist duke gjuajtur mbi portë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat baras (1:1).
Kosova - Ishujt Faroe 1:1
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues: 2.000.
Shënues: Bislimi (64’) – Radosavljeviq (77’).
Kosova: Pukaj, Kastrati (Sadiku 63’), Hajrizi, Haliti, Rrudhani, Ferati, Emerllahu, Bislimi (Jashari 77’), Topalli, Sadiku dhe Krasniqi.
Ishujt Faroe: Lamhauge, Sorensen, Vatnhamar, Edmundsson (Chukwudi 58’), Davidsen (Agnarsson 70’), Vatnhamar (Radosavljeviq 70’), Joensen (Bartalstovu 58’), Mneney, M. Olsen, Johannesen (Benjaminsen 79’) dhe Petersen (K. Olsen 70’).
