Zi në familjen e trajnerit të njohur, humb jetën vajza pas një sëmundjeje të rëndë

Futboll

Zi në familjen e trajnerit të njohur, humb jetën vajza pas një sëmundjeje të rëndë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 11:03
Oscar Garsia

Zi në familjen e trajnerit të njohur, humb jetën vajza pas një sëmundjeje të rëndë!

Zi në familjen e trajnerit spanjoll Oscar Garsia. Ky i fundit ka humbur vajzën në moshë fare të re, pas një sëmundjeje të rëndë.

Trajneri 49-vjeçar, i cili në tetor u shkarkua nga Reims, prej kohësh bënte udhëtime mes Francës e Barcelonës, për t’i qëndruar pranë vajzës së sëmurë, e cila nuk ia doli të fitojë betejën me sëmundjen.

Klubi i Reims ishte i pari që dha lajmin, duke shprehur edhe ngushëllimet për trajnerin 49-vjeçarin, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe skuadra si Olympiacos e Celta Vigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat