Gazetari amerikan e pyet futbollistin serb për skandalin me hartën e Kosovës, ky ishte reagimi...

Futboll

Gazetari amerikan e pyet futbollistin serb për skandalin me hartën e Kosovës, ky ishte reagimi...

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 18:01
Gazetari amerikan e pyet futbollistin serb për skandalin me flamur të Kosovës, ky ishte reagimi...

Serbët nuk kanë pranuar të flasin rreth shfaqjes së flamurit skandaloz në dhomën e tyre të zhveshjes nga ndeshja Brazil – Serbi, që u zhvillua të enjten mbrëma.

Në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të.

Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk ka dorëzim”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët.

FIFA njoftoi këtë të shtunë se ka nisur tashmë hetimet, duke hapur procedurë disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë.

Gjatë ditës të sotme Marko Grujiq u paraqit në një konferencë për media, aty ku nuk shpëtoi pa u pyetur rreth rastit në fjalë.

Neil Barker, gazetari nga “Associated Press”, u interesua për rastin në fjalë, teksa provoi të merrte një koment nga Grujic. “Pse lojtarët zgjodhën ta vendosin atë flamur në dhomën e zhveshjes”, ishte pyetja e Barker.

Megjithatë, zyrtari për media nga Federata serbe, Milan Vukoviq, reagoi menjëherë duke mos lejuar që mesfushori i Portos të përgjigjej.

Vukoviq tha para gazetarëve se “do të diskutohet vetëm për duelin me Kamerunin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat