Kostarika shënon fitore të madhe, Japonia rrezikon kualifikimin

Futboll

Kostarika shënon fitore të madhe, Japonia rrezikon kualifikimin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 nëntor 2022 Në ora: 11:00 Përditësuar në ora: 12:53 më 27.11.2022
Pamje nga ndeshja, foto Reuters

Kostarika befason Japoninë

Japonia është mposhtur në finish me rezultat 1:0 nga Kostarika, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E të Kampionatit Botëror në futboll.

Kostarika pas humbjes me 7:0 nga Spanja, këndellet dhe ka marrë trepikëshin e madh. Japonia tronditet për faktin se rrezikon shumë kualifikimin dhe aq me tepër se ishte shumë e motivuar për sfidën e sotme pas fitores me 2:1 ndaj Gjermanisë.  

Në minutën e 81-të, Kostarika trondit Japoninë. Futbollisti Keysher Fuller ka shënuar nga një gjysmërast. Ai brenda 16-shit, nga rreth 15 metra, godet me mjeshtri, ndërsa topi futet në këndin e epërm të djathtë, por edhe reagimi ishte i dobët i portierit Gonda.

Fat i madh për Kostarikën në minutën e 88-të, Daichi Kamada (Japoni) në zonë, godet furishëm drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Keylor Navas ka shpëtuar portën e tij.

Spanja kryeson me 3 pikë por ka një ndeshje me pak, pasojnë Japonia me 3, Kostarika 3 dhe Gjermania me 0 pikë por ka një ndeshje me pak. 

Më 1 dhjetor do të takohen: Japonia - Spanja (20.00), Kostarka - Gjermania (20.00,.

Japonia - Kostarika 0:1

Stadiumi "Ahmad bin Ali", Al Rayyan.
Gjyqtar: M. Oliver.
Shënues: Fuller (81').
Kartona të verdhë: Yamane, Itakura, Endo  - Contreras, Calvo.
Japonia: Gonda - Yamane (Mitoma 62'), Itakura, Yoshida, Nagatomo (H. Ito 46') - W. Endo, Morita, Doan (J. Ito 67'), Kamada, Soma - Ueda (Asano 46').
Kostarika: Navas - Waston, O. Duarte, Calvo - Fuller, Borges (Salas 89'), Tejeda, Oviedo, Campbell (Chacon 90+5), Torres (Aguilera 65') - Contreras (Bennette 65').

Japonia synon fitore

(E plotësuar) - Kostarika fiton.

Një pasim i ndarjes së mbrojtjes merret në hapin e tij nga Daichi Kamada (Japoni) në zonë. Pa ngritur kokën, ai kryen një gjuajtje drejt këndit të poshtëm të majtë, por Keylor Navas realizon një pritje të shkëlqyer.

Japonia - Kostarika 0:1

Stadiumi "Ahmad bin Ali", Al Rayyan.
Gjyqtar: M. Oliver.
Shënues: Fuller (81').

Kartona të verdhë: Yamane, Itakuran Endo  - Contreras, Calvo.

Japonia: Gonda - Yamane (Mitoma 62'), Itakura, Yoshida, Nagatomo (H. Ito 46') - W. Endo, Morita, Doan (J. Ito 67'), Kamada, Soma - Ueda (Asano 46').

Kostarika: Navas - Waston, O. Duarte, Calvo - Fuller, Borges (Salas 89'), Tejeda, Oviedo, Campbell (Chacon 90+5'), Torres (Aguilera 65') - Contreras (Bennette 65').

88' Kostarika e ka fitoren në dorë.

85' Japonia po rrezikon shumë.

81' Kostarika trondit Japoninë. Futbollisti Keysher Fuller godet me mjeshtri, ndërsa topi futet në këndin e epërm të djathtë, por edhe reagimi ishte i dobët i portierit Gonda.

78' Lojë e mirë, me iniciativë të Japonisë.

76' Edhe 14 minuta deri në fund.

73' Duket se Kostarika po i merr pikë Japonisë.

70' Calvo ndëshkohet  me karton të verdhë.

67' Kostarika mbrohet për mrekulli.

64' Japonia e do fitoren me çdo kusht sepse barazimi nuk i garanton asgjë.60' Kostarika në vështirësi.

57' Nuk ka ndonjë rast.

51' Tjetër Japoni në pjesën e dytë.

48' Japonia ka shtuar presionin.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

42' Lojë e mirë nga të dy palët por me kujdes të shtuar.

39' Kostarika po provon por pa sukses.

36' Kostarika e ka rastine  fundit, fitore ose e ikë në shtëpi.

30' Japonia me fitore kualifikohet.

26' Pa raste deri me tash.

22' Kostarika nuk po tregon diçka siidomos në repartin e sulmit.

19' Nuk ka gola ende.

14' Kostarika po mbrohet me sukses.

11' Neshje me ritëm të lartë.

8' Japonia ka iniciativën.

4' Kostarika synon rehatinë pas humbjes 7:0 nga Spanja.

2' Korneri i parë për Japoninë.

1' Fillon ndeshja.

Aziatikët duan hapin drejt kualifikimit

Aziatikët duan hapin drejt kualifikimit pas surprizës me Gjermaninë, publikohen formacionet e Japoni-Kostarika!

Dueli mes Japonisë dhe Kosta Rikës ka marrë një vëmendje shumë të veçante sot pasi të gjithë duan të shohin nëse Japonia është realisht aq e fortë sa u shfaq përballë Gjermanisë, apo ai thjesht ishte një rezultat surprizë.

Aziatikët tronditën skuadrën gjermane me një lojë të shkëlqyer në pjesën e dytë duke fituar me meritë dhe duke e vënë veten në një pozicion shumë të favorshëm për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Botëror.

Bie në sy se në ndeshjen e sotme trajneri Morijasu ka lënë në stol jo vetëm Kubo e Sakai, por edhe një nga protagonistët e ndeshjes me Gjermaninë, Asano, i cili pritet të ketë përsëri minuta në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj një ekipi i cili do të përpiqet të bëjë rezultat për të shlyer humbjen 7-0 përballë Spanjës.

Japoni - Kostarika, gati për sfidën e madhe

Japoni-Kosta Rika do të ndeshen sot për raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Kata 2022.

Japonia vjen në këtë sfidë pas fitores 2-1 ndaj Gjermanisë dhe do tentojë të marrë fitoren e dytë që të kalojë automatikisht në fazën me eliminim direkt.

Kosta Rika nga ana tjetër vjen pas humbjes së frikshme 7-0 ndaj Spanjës, por përderisa matematika e mban ende në lojë do provojë gjithçka për të fituar.

Përpara nisjes së këtij takimi trajnerët Moriyasu dhe Suarez kanë vendosur formacionet si do luajnë këtë të dielë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat