Sherr masiv në Zenit-Spartak: 70 persona në fushë, shkelma, grushta dhe 6 të përjashtuar

Futboll

Sherr masiv në Zenit-Spartak: 70 persona në fushë, shkelma, grushta dhe 6 të përjashtuar

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:37
Sherr masiv në Zenit-Spartak

Ndeshje e pabesueshme në finalen e Kupës së Rusisë mes Zenit St. Petersburg dhe Spartak Moskës, e fituar nga Zeniti me penallti. Në bilbilin e fundit, Wilmar Barrios i Zenit u përplas me sulmuesin e Spartak, Quincy Promes.

Në atë moment, mbrojtësi brazilian i Zenit, Rodrigao ndërhyri, duke sulmuar sulmuesin e Spartak, Shamar Nicholson.

Kështu, brenda pak sekondash, situata u përshkallëzua në një sherr, me gjyqtarin Vladimir Moskalev dhe ndihmësit e tij të paaftë për të mbajtur situatën.

Në fund u përfshinë edhe anëtarët e stafit stërvitor dhe të pranishmit në pankinë. Në total, 6 lojtarë u  përjashtuan: Rodrigao, Barrios dhe Malcom nga Zeniti, Nikolson, Sobolev dhe Selikhov nga Spartak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat