Australiia brilante
Australia ka shkaktuar senzacion, duke u kualifikuar në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.
Australia ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Danimarkës, duke e dërguar në shtëpi.
Grupi D
Australia – Danimarka 1:0
Tunizia – Franca 1:0
Renditja
1. Franca 3 3 0 0 6:3 6
2. Australia 3 2 0 1 3:4 6
3. Tunizia 3 1 1 1 1:1 4
4.Danimarka 3 0 1 2 1:3 1
Në minutën e 12-të, Danimarka në mundësi të mirë shënimi, por portieri Ryan ka intervenuar në mënyrë spektakolare, duke shpëtuar portën e tij. Mathias Jensen godet fuqishëm nga afërsia por Ryan tregon klasin e tij.
Mathew Leckie në minutën e 61-të, ka siguruar fitoren e Australisë. Mathew Leckie mashtroi dy mbrojtës dhe brenda 16-shi me goditje të fortë e të saktë ka shënuar në këndin e poshtëm të majtë.
Tunizia ka fituar me rezultat 1:0 ndaj Francën.
Në minutën e 25-të, një pasim i shkurtër nga Youssouf Fofana vendos në pozitë ideale Kingsley Coman (Francë) , vetëm portierin për të mposhtur, por gjuajtja e tij doli jashtë shtyllës së djathtë
Në minutën e 35-të, Steve Mandanda-s ka bërë një pritje të shkëlqyeshme, duke e ndal goditjen e Wahbi Khazri (Tunizi).
Wahbi Khazri në minutën e 58-të, nga rreth 14-15 metra tund portën e portierit francez, duke shkuar topi në këndin e majtë të poshtëm.
Në minutën e 90+8, Griezmann ka barazuar 1:1 por anulohet goli i tij për ofsajd.
Australia - Danimarka 1:0
Shënues: Leckie (61').
Kartona të verdhë: Behich, Degenek - Skov.
Australia: Ryan; Karacic, Souttar, Rowles, Behich; Leckie (Hructiç 89'), Irvine, Mooy, Goodwin (Baccus 46'); McGree (Wright 74'), Duke (Maclaren 82').
Danimarka: Schmeichel; Kristensen, Andersen, Christensen (Bah 46'), Maehle (Cornelius 69'); Hojbjerg, Jensen (Damsgaard 59'), Eriksen; Skov Olsen (Skov 69'), Braithwaite (Dolberg 59'), Lindstrom.
Tunizia - Franca 1:0
Kartona të verdhë: Kechrida.
Shënues: Khazri (58').
Tunizia: Dahmen; Kechrida, Talbi, Meriah, Ghandri, Maaloul; Skhiri, Laïdouni, Ben Romdhane (Chaaleli 74'), Ben Slimane (Abdi 83'); Khazri (Jebali 60').
Franca: Mandanda; Disasi, Varane (Saliba 63'), Konaté; Coman (Mbappe 63'), Tchouaméni, Fofana (Griezmann 73'), Veretout (Rabiot 63'), Camaving, Guendouzi (Dembele 79'); Kolo Muani.