Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvillojnë ndeshje miqësore

Futboll

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvillojnë ndeshje miqësore

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 19:22
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë zhvillojnë ndeshje miqësore

Në një atmosferë vëllazërore, në Kukës është zhvilluar ndeshja miqësore në futboll në mes FSK-së, dhe FARSH-së.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të festimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe themelimit të Ushtrisë Shqiptare.

Pas intonimit të himneve shtetërore lojën e filluan dy gjeneralët, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shefi i shtabit të FARSH-së, gjeneral brigade Arben Kingji, loje kjo e cila përfundoi me rezultat 1-3 në të mirë të FSK-së.

Në fund të takimit të dy gjeneralët uruan që përvjetorët e dy shteteve tona të na gjejnë gjithherë e më të bashkuar në të mirë të paqes dhe sigurisë, në rajon dhe me gjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat