Marokut nuk i falen hapa fals ndaj Kanadasë

Futboll

Marokut nuk i falen hapa fals ndaj Kanadasë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:40
Marokut nuk i falen hapa fals ndaj Kanadasë

Maroku luan ndeshjen më vendimtare të Grupit F teksa ndaj Kanadasë i duhen tre pikët, për të mos rrezikuar më pas me barazimin aty ku nuk do të kishte asgjë në dorë.

Nga ana tjetër, kanadezët janë me 0 pikë dhe e kanë mbyllur rrugëtimin e tyre në Botëror, megjithatë do të pretendojnë të dalin të paktën me një pikë nga turneu në Katar.

Sa i takon formacioneve, te Maroku rikthehet titullar portieri Bono, ndërsa në mesfushë i zakonshmi Amrabat ndërsa në sulm, janë Boufal, En Nesyri dhe Ziyech.

Nga ana tjetër, Kanadaja shpreson sërish te Davies që pasi shënoi ndaj Kroacisë, i duhet të bëjë një tjetër performancë pozitive dhe të udhëheqë i vetëm skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat