Spekulimet e lidhin me Kombëtaren e Gjermanisë, flet agjenti i Klopp

Futboll

Spekulimet e lidhin me Kombëtaren e Gjermanisë, flet agjenti i Klopp

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:09
Jurgen Klopp

Kombëtarja e Gjermanisë pavarësisht fitores së mbrëmshme 4:2 kundër Kosta Rikës u eliminua nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.

Ky ishte eliminimi i dytë me radhë i Gjermanisë nga Kupa e Botës, ndërsa tani besohet se pozita e Hansi Flick si trajner i Gjermanisë është në rrezik.

Media të shumta kanë filluar ta lidhin trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp me detyrën e trajnerit te Gjermania, dhe agjenti i gjermanit, Marc Kosicke ka folur për këtë gjë.

“Ajo është vetëm një titull në media. Jurgen ka një kontratë deri në vitin 2026 me Liverpoolin. Synimi i Klopp është që t’i përmbahet kontratës me Liverpoolin”, tha Kosicke për “SkySportDE”.

Sipas mediave, Jurgen Klopp është kandidati kryesorë i Federatës Gjermane të Futbollit për ta zëvendësuar trajnerin momental, Hansi Flick.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat