Bashkëlojtarët e zgjodhën Alajdin Alilin për futbollist më të mirë të Bashkimit për gjysmësezonit vjeshtor

Futboll

Bashkëlojtarët e zgjodhën Alajdin Alilin për futbollist më të mirë të Bashkimit për gjysmësezonit vjeshtor

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 20:35
Bashkëlojtarët e zgjodhën Alajdin Alilin për futbollist më të mirë

Mbrojtësi i djathtë i Bashkimit nga Kumanova, Alajdin Alili, është shpallur lojtar më i mirë i gjysmësezonit vjeshtor në përzgjedhjen e bashkëlojtarëve, stafit teknik dhe trajnerëve të SHF Bashkimi.

Alajdin Alili ka fituar 10 vota, më pas është renditur Egzon Aziri.

Alili është 21 vjec dhe ka luajtur në të gjitha 15 ndeshjet kampionale. Ai ka shënuar një gol kundër Bashkimit të Lubotenit në Butel. Shpëblimin për këtë zgjedhje e ka marrë nga drejtuesi i portalit Open-TV, gazetari Reshat Ibraimi.

“Ndihem shumë i lumtur edhe i emocionuar fillimisht për përzgjedhjen nga bashkëlojtarët e mi dhe për çmimin që ma ndau portali Open-TV. Do të jetë në shtytje dhe motivim për mua.

Ky shpërblim nuk është vetëm i imi, por edhe i bashkëlojtarëve të mi, sepse pa mbështetjen e tyre as unë nuk kisha mundur ta fitojë.

Shfrytëzoj rastin që të gjithëve në klub tua uroj titullin kampion me shpresë se kështu do të vazhdojmë edhe në sezonin pranveror dhe të ngjitemi në ligën e dytë. falenderim të vecantë edhe për tifozët tanë Ilirët që na kanë mbështetur në cdo ndeshje”, deklaroi Alili pasi mori çmimin.

Ky çmim është ndarë në darkën e përbashkët për KF Bashkimi organizuar nga Restauranti Arcus në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat