​Alberto Gilardino emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Futboll

​Alberto Gilardino emërohet trajner i skuadrës së njohur italiane

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:03
​Alberto Gilardino

Genoa ka shkarkuar trajnerin Alexander Blessin dhe ka emëruar përkohësisht trajnerin e Primaveras, Alberto Gilardino në krye të skuadrës.

Ekipi ligurian aktualisht ndodhet në vendin e 5-të në tabelën e Serisë B, nëntë pikë prapa liderit të ligës Frosinone. Ekipi pësoi rënie nën drejtimin e Blessin sezonin e kaluar pasi përfundoi në vendin e 19-të në Serie A dhe ata po përpiqen me të gjitha forcat për t'u rikthyer menjëherë në ligën elitare të futbollit italian.

Siç theksohet nga “Calciomercato.com”, Genoa tani ka shkarkuar Blessinin pas 33 ndeshjeve dhe ka emëruar Gilardinon, i cili ishte trajneri i Primaveras, në vend të tij. Është e paqartë nëse kjo do të jetë një zgjidhje afatgjate apo nëse do të sillet një trajner i ri.

Gilardino është lojtari i fundit i skuadrës fituese të Kupës së Botës 2006 të Italisë që trajnon një skuadër në Serinë B, duke iu bashkuar ish-shokëve të skuadrës si Pippo Inzaghi, Fabio Grosso, Fabio Cannavaro dhe Daniele De Rossi në kampionatet e divizionit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat