Onana i përjashtuar nga kombëtarja, Lukaku dështaku më i madh

Futboll

Onana i përjashtuar nga kombëtarja, Lukaku dështaku më i madh

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 13:50
Onana i përjashtuar nga kombëtarja, Lukaku dështaku më i madh

Pas 6-1 ndaj Gzira United, skuadra e Interit po përgatitet për miqësoren e dytë të kampit stërvitor në Maltë. Nesër është Salzburgu dhe Simone Inzaghi foli në konferencën për shtyp. Tema e parë, situata e përjashtimit nga Botërori i Onana për një mosmarrëveshje me trajnerin e Kamerunit:

“E kam dëgjuar, është i qetë. Ka pasur një keqkuptim që e ka paguar. Mund të flas vetëm për atë që ndodh tek Interi, ai është një djalë pozitiv. Ai do të jetë në Appiano të premten për të punuar me ne”.

Romelu Lukaku, i eliminuar në fazën e grupeve me Belgjikën, është gjithashtu në mesin e të zhgënjyerve nga Botërori: “Kam folur me të, ishte i zhgënjyer qartë, luajti 45 minuta dhe pati tri raste, më shumë se Belgjika në krejt pjesën tjetër. Kur një sulmues ka shanset për të shënuar, ai duhet të qëndrojë i qetë”.

Një sy në tregun e mundshëm të transferimeve të janarit: “Jam mjaft me fat që kam një klub pas meje, gjithmonë i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh në treg”. Së fundi, për rikthimin e mundshëm të titullit:

“Shpresa ekziston ende, Napoli ka bërë një rrugëtim të rëndësishëm. Sidoqoftë, janë ende 23 ndeshje dhe ka vend për të gjithë. Do të duhet të jemi gati, kemi fituar 10 ndeshje nga 15, por nuk mjafton. Do të duhet të përmirësohet mesatarja e pikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat