Ish-mbrojtësi i njohur gati të zërë vendin e Roberto Martinezit në krye të kombëtares

Futboll

Ish-mbrojtësi i njohur gati të zërë vendin e Roberto Martinezit në krye të kombëtares

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Ish-mbrojtësi i njohur gati të zërë vendin e Roberto Martinezit në krye të kombëtares

Belgjika u përball me një eliminim të turpshëm që në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit dhe pas kësaj, trajneri i “Djajve të Kuq” të Europës, Roberto Martinez, u shpreh se hoqi dorë nga drejtimi i tyre.

Menjëherë anëtarët e Federatës Belge janë vënë në ndjkeje të një trajneri të ri për të zëvendësuar spanjollin, i cili shkroi historinë në Botërorin e 2018, ku renditi Belgjikën në vendin e tretë.

Siç bën me dije “The Sun”, emri i parë në listë është ish-mbrojtësi belg, Vinsent Kompani. 36-vjeçari aktualisht në krye të Bërnlejt në Angli dhe një ofertë nga kombëtarja belge do ta mirëpriste me shumë kënaqësi, edhe pse ende nuk ka shumë vite eksperiencë në punën e trajnerit.

Një tjetër opsion është edhe Herve Renard. Francezi i cili shkroi historinë me Arabinë Saudite duke mundur në grupe Argjentinën e Leo Mesit, mund të bëjë një hap të madh në karrierë, duke nënshkruiar me një nga gjigantët e Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat