Behrami flet për Shaqirin, Xhakën, Akanji dhe sfidën me Portugalinë

Futboll

Behrami flet për Shaqirin, Xhakën, Akanji dhe sfidën me Portugalinë

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:23
Behrami

Futbollisti Valon Behrami, ish anëtar i kombëtares së Zvicrës, flet për sfidën e sotme (20.00) mes Zvicrës dhe Portugalisë, në kuadër të tetës së finales së Kampionatit Botëror.

“Më e rëndësishme është që të luajmë me guxim. 

Shanset janë më të mëdha këtë herë”, tha Behrami, transmeton “20min”. 

“Portugalia është një ekip i fortë, por nuk është një nga më të mirat në mbrojtje”, tha më tej.

Skuadra aktuale e Zvicrës është pak më e mirë se katër vjet më parë.

“Shaqiri, Xhaka dhe Akanji, kanë bërë edhe më shumë përvojë.

Përveç kësaj kanë ardhur edhe lojtarë të rinj", tha Behrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat