Media ndërkombëtare për Xherdan Shaqirin: Trupi i tij sa kompakt aq edhe muskuloz

Futboll

Media ndërkombëtare për Xherdan Shaqirin: Trupi i tij sa kompakt aq edhe muskuloz

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:46
Media ndërkombëtare për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri prej dhjetë vitesh është faktori X i Kombëtares së Zvicrës. 

Zvicerani ka një aftësi të jashtëzakonshme për të qenë vendimtar në ndeshjet mëdha, shkuan media franceze “sofoot”.

"Golashënuesi i të premtes së kaluar në fitoren e Zvicrës kundër Serbisë (3:2), Xherdan Shaqiri, dhe trupi i tij sa kompakt aq edhe muskuloz, ka dëshmuar edhe një herë se është njeriu në të cilin zviceranët llogarisin gjatë takimeve të mëdha.

Që kur Ottmar Hitzfeld e thirri për herë të parë në vitin 2010, gjilanasit (Kosovë) ka qenë lokomotiva e kësaj kombëtare, gjithmonë i komplikuar në manovrim gjatë garave të mëdha.

Në 111 ndeshje me Zvicrën, zvicerani i vogël shënoi 27 gola..., ka shkruar media “sofoot”.

Vetëm tre lojtarë kanë shënuar në tre Botërorët e fundit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Xherdan Shaqiri.

“Jam krenar që jam i lidhur me lojtarë kaq të mëdhenj. Më bën diçka të veçantë. E shijoj. Shfrytëzoj çdo moment në Botëror, çdo ndeshje të luajtur me fanellën e Zvicrës”, tha Shaqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat