Futbollisti i Bregut të Fildishtë, tregon cila këngë shqipe i pëlqen

Futboll

Futbollisti i Bregut të Fildishtë, tregon cila këngë shqipe i pëlqen

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 13:36
Jocelin Behiratche

Futnollisti i Bregut të Fildishtë, Jocelin Behiratche, i ftuar në emisionin “Botërori Katar 2022”, i pyetur nga Sulçe për jetën e tij të zakonshme në Tiranë, mbrojtësi i bardhebluve rrëfeu gjithçka sa i përket rutinës, ushqimit të preferuar dhe këngëve që dëgjon më tepër.

“Një ditë në Tiranë? Unë zgjohem, stërvitem, shkoj në shtëpi, shikoj filma apo seriale.

Shkoj edhe në kafe me miqtë e mi. E pëlqej kafen shqiptare, një kafe e gjysmë.

Zakonisht ha në shtëpinë time, pak jashtë. Më pëlqen më shumë byreku dhe qoftet. Kam mësuar pak shqip. Dëgjoj këngë shqiptare, Noizyn më shumë dhe atë këngën Ku je je të Elgit Dodës”, tha Behiratce.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat