Prishtina kërcënon Ballkanin! Ramadani: Në çdo duel futemi vetëm për fitore

Futboll

Prishtina kërcënon Ballkanin! Ramadani: Në çdo duel futemi vetëm për fitore

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 22:36
Ramadani

Skuadra e Prishtinës e përmbyll stinorin vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, të dielën me ndeshjen, e cila zhvillohet ndaj Ballkanit, në Therandë duke filluar nga ora 13:00.

Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohet më herët dhe i takon xhiros së 14 të elitës së futbollit të Kosovës, por që ishte shtyrë.

Prishtina në këtë ndeshje vjen pas fitores së arritur ndaj Trepçës ’89 në udhëtim me rezultat 3:0.

Skuadra “bardhekaltër” e ka përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe do të udhëtojë për rezultat pozitiv.

Për takimin në fjalë për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur mbrojtësi Besir Ramadani.

"Jemi të vetëdijshëm që përballë e kemi një skuadër shumë cilësore andaj do të qasemi me përkushtim dhe angazhim maksimal. Ndeshjen e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme që të kemi paraqitje sa më të kënaqshme dhe në Prishtinë synojmë të kthehemi me pikë të plota. Rëndësia e takimit dihet dhe Prishtina në çdo duel futet vetëm për fitore.

Në ekip po mbizotëron atmosferë shumë e mirë. Ne kemi një grup që funksionon shkëlqyeshëm dhe që punon maksimalisht. Shpresoj të vazhdojmë kështu për t’i arritur objektivat e klubit", tha Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat