​Simeone e la të shkojë në Premier Ligë: "Jam i lumtur si një fëmijë"

Futboll

​Simeone e la të shkojë në Premier Ligë: "Jam i lumtur si një fëmijë"

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:39
Sulmuesi brazilian Matheus Cunha

Sulmuesi brazilian Matheus Cunha (23) do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e Premier Ligës angleze Wolverhampton Wanderers.

Cunha mbërriti në stadiumin Molineux si huazim nga Atletico Madrid me një opsion për të blerë kontratën në fund të sezonit.

I riu brazilian i ka kaluar 18 muajt e fundit nën drejtimin e Diego Simeone në Atletico Madrid, pasi ka luajtur më parë për Sion, RB Leipzig dhe Hertha Berlin.

Ai bëri debutimin e tij për kombëtaren braziliane në shtator 2021 dhe ka bërë tetë paraqitje deri më tani.

Me fanellën e “Selecaos” fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio, por nuk ishte në mesin e pjesëmarrësve të Kampionatit Botëror të Katarit.

“Unë besoj në këtë projekt. Jam i emocionuar që do të luaj në Premier Ligë, jam i lumtur si një fëmijë”, tha ai për faqen e klubit.

Wolverhampton aktualisht është në fund të Premier Ligës me 10 pikë, katër jashtë zonës së sigurisë.

“Situata në të cilën u futa nuk është më e mira. Por unë besoj te klubi, besoj te trajneri dhe ky mentalitet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat