Reja në prezantimit e Sylvinhos, FSHF i rezervon një lamtumirë falënderuese

Futboll

Reja në prezantimit e Sylvinhos, FSHF i rezervon një lamtumirë falënderuese

Më: 8 janar 2023 Në ora: 22:30
Reja në prezantimit e Sylvinhos

Edy Reja do t’i thotë “lamtumirë” Shqipërisë pikërisht në ditën e prezantimit të trajnerit të ri, Sylvinho.

Në konferencë për shtypin, organizuar nga FSHF për trajnerin e ri dhe stafin e tij, do të jetë i pranishëm edhe Reja, tashmë ish-trajner i kuqezinjve, kontrata e të cilit përfundoi në nëntor.

FSHF ka menduar ta falënderojë 77-vjeçarin për gjithçka i ka dhënë Shqipërisë, për rreth tre vjet e gjysmë, edhe pse në aspektin e rezultateve objektivat nuk u arritën.

Italiani ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin Duka, i cili gjithmonë e ka vënë në dukje profesionalizimin dhe anën njerëzore të Edy Rejas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat