Senzacion, Koln i merr pikë Bayernit në "Allianz Arena"

Futboll

Senzacion, Koln i merr pikë Bayernit në "Allianz Arena"

Nga: K. G. Më: 24 janar 2023 Në ora: 22:23
Koln

Bayerni shmang humbjen në minutën e 90-të, me një eurogol të futbollistit Joshua Kimmich.

Bayerni ka barazuar me rezultat 1:1 me Koln-in, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Koln shkakton senzacion, i merr pikë Bayernit. 

Skhiri në minutën e 4-të kaloi në epërsi Koln-in.

Në minutën e 90-të, Joshua Kimmich nga rreth 25 metra godet bukur dhe topi puth tërthorësen e futet në këndin e majtë, 1:1.

Bayerni kryeson me 36 pikë dhe Koln është në vend të 10-të me 21 pikë pas 17 jave në Bundesliga I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat