Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, me deklaratë shokuese!

Futboll

Ish trajneri i famshëm i Prishtinës, me deklaratë shokuese!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 janar 2023 Në ora: 17:59
Mirosllav Çiro Blazheviq me djalin e tij

Një nga trajnerët më të mëdhenj kroatë dhe fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998 në Francë, Mirosllav Çiro Blazheviq, e pranon se po i afrohet fundi i rrugëtimit të jetës së tij.

Ish trajneri i Prishtinës së gjeneratës së artë në vitin1985, ka një paralajmërim shokues, duke thënë se nuk e di a ka gjasa të festojë ditëlindjen e 88-të me 10 shkurt të vitit 2023. 

Trajneri i trajnerëve, legjendari Mirosllav Çiro Blazheviq, i shoqëruar nga djali i tij, çdo mëngjes ecë nëpër qendrën e Zagrebit.

Ka kohë që lufton me sëmundjen e kancerit, por nuk dorëzohet, edhe pse e pranon se nuk ka shumë mundësi.

Të mërkurën, i shoqëruar nga djali i tij Mirosllavi, ai po shëtiste nëpër qytet, disa gazetarë e ftuan për kafe, por Çiro nuk kishte mundësi.

“Më fal bir, nuk dal më. 

Unë jam duke shkuar për një infuzion. 

Vëllai më prin dhe unë lodhem shpejt.

Më duhet të pushoj çdo pesë metra. 

Unë po luftoj edhe pse e di që nuk kam asnjë shans.

Nuk jam i sigurt se do t'ia dal deri me 9 ose 10 shkurt.

Më vjen mirë që po mendoni për mua, ju dua të gjithëve”, tha Bllazheviq.

Çiro e ka datëlindjen më 9 ose 10 shkurt, zyrtarisht në dokumente është i shënuar me 10 shkurt, por Çiro shpjegoi disa herë se babai i tij Mato qëndroi pak më gjatë në kafene, kështu që e regjistroi një ditë më vonë.

Medalisti i bronztë në vitin 1998 tregon se po bëhet gjithnjë më e vështirë që të ngrihet nga shtrati dhe ka nevojë për ndihmën e dikujt.

“E kuptova që nuk mund ta bëj më.

Dhe kjo me pengon në shumë drejtime, por unë e mbaj mend moshën time dhe e di që duhet të kem kujdes edhe me aktivitete rekreative”, - tha Bllazheviq, transmeton “Veçernj List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat