Ai ishte idhull për brazilianët, por femrat e urrejnë tani

Futboll

Ai ishte idhull për brazilianët, por femrat e urrejnë tani

Më: 27 janar 2023 Në ora: 12:11
Alves

Mbrojtësi brazilian Dani Alvesh ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në Barcelonë.

Kjo ngjarje ka tronditur shumë nga tifozët e tij anembanë botës, saqë tashmë e kanë humbur respektin për të.

Një specialist i marketingut sportiv, Amir Somogi është shprehur se ai punoi shumë deri u bë një idhull për brazilianët, por tani femrat e urrejnë atë.

“Duke punuar ai fitoi shumë sa u bë një idhull për brazilianët.

 Që kur dolën elementët e parë të hetimit, shumë brazilianë dhe veçanërisht gratë braziliane e urrejnë Alveshin.

Por në shoqërinë tonë ‘maço’ ku indinjata është selektive, ai ka ende mbështetje, veçanërisht mes burrave, mbështetës të Bolsonaros (ish-president i Brazilit, 2019-2023), të cilët janë gati të heqin dorë dhe ende e konsiderojnë atë si reference”, deklaroi Somogi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat