Mentor Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë

Futboll

Mentor Mazrekaj: Nder i madh! Rikthimi? Kisha mllef, nuk besonin tek unë

Më: 27 janar 2023 Në ora: 18:48
Mentor Mazrekaj, djathtas

Mentor Mazrekaj është një nga tre kandidatët për fitimin e Topit të Artë për kampionatin shqiptar.

33-vjeçari rilindi te Laçi, është rikthyer të zbavitet e dhurojë spektakël, dhe po udhëheq bardhezinjtë si kapiten.

Në prononcimin për SportNews, Marzekaj u shpreh: “Për mua është nder, nuk kam qenë ndonjëherë në një ambient të tillë për ndarje çmimesh, kjo është hera e parë.

Është një nder që do të kem përballë dy lojtarë më të rinj (Xhixha, Skuka). Ata e fituan çmimin e tyre me transferimet, shpresoj të kenë fat në karrierë.

Rikthimi në futbollin shqiptar përpara 2.5 vitesh?

Kisha një mllef brenda vetës, doja t’u tregoja të gjithëve që mundem, pasi shumë klube nuk besonin tek unë, por ia dola me vullnet e sakrificë.

Golat? Nuk jam shquar për gola, më shumë kontribuoj për ekipin asistoj dhe krijoj raste. Mendjen për gola kurrë nuk e kam patur, as atëherë as tani”, u shpreh kapiteni i Laçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat