Vajza e sulmuar nga Dani Alves: S’dua para, por që ai të shkojë në burg!

Futboll

Vajza e sulmuar nga Dani Alves: S’dua para, por që ai të shkojë në burg!

Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:37
Dani Alves

“Unë nuk dua para, dua që ai të shkojë në burg”. Këto janë fjalët e vajzës 23-vjeçare që ka dërguar pas hekurave futbollistin brazilian, Dani Alves, me akuzën e sulmit seksual.

Ester Garcia Lopez, avokatja e të resë që akuzon futbollistin, kur e pyesin për klienten e saj, gjëja e parë për të cilën ajo flet është vendosmëria e palëkundur e vajzës për të marrë drejtësi:

“Asaj nuk i interesojnë paratë që mund t’i ofrojnë, ajo thjesht kërkon drejtësi.

Spitali i ka caktuar një mjekim të plotë për të parandaluar çdo lloj sëmundje infektive dhe ngjitëse, sepse nuk është përdorur prezervativ, po merr edhe ilaçe për ankthin, sepse nuk fle më,” – përfundon avokatja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat