Gigli: Nuk ka pse dënohet Juventusi, por drejtuesit që kanë gabuar

Futboll

Gigli: Nuk ka pse dënohet Juventusi, por drejtuesit që kanë gabuar

Më: 31 janar 2023 Në ora: 13:56
Gigli

Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli ka folur për “Adnkronos” mbi situatën e krijuar te Juventusi: “Kështjella e çështjes është e përbërë nga pjesë mjaft të ndërlikuara. Shpresoj që të arrihet një dënim që prek më shumë menaxherët që kanë bërë gabime sesa klubin, skuadrën. Dhe menaxhmenti në çdo rast ka nevojë të rimendohet.

Në 39 faqet e vendimit për heqjen e 15 pikëve ka gjëra që në fakt shkaktojnë hutim.

Shpresoj që avokatët aktualë të jenë mjaft të përgatitur dhe të mençur për të marrë një linjë të duhur mbrojtëse.

Në kohën time kam pasur avokat Briamonte, njeri me cilësi të larta. Nuk shoh të njëjtët njerëz, të cilëve iu ka besuar Andrea Agnelli”.

Megjithatë, fryma e Juventusit është atje, ajo ende ekziston: “Në të ardhmen, klubi bardhezi do të duhet të “qeveriset” në një mënyrë krejtësisht të ndryshme.

Pastaj është problemi i madh nëse familja, John Elkann, ende dëshiron të besojë te Juventusi ose dëshiron ta shesë atë. Sidoqoftë, klubi duhet të vazhdojë, është marka më e rëndësishme historike në futbollin italian.

Objektivisht duhet pritur një penalizim dhe si tifoz shpresoj që elementët e mbrojtjes ta zbusin dënimin, ai të godasë drejtuesit që kanë qeverisur keq vitet e fundit. I uroj Juves më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat