Inzaghi: Do të luajë, por nuk mund të jetë më kapiten i Interit

Futboll

Inzaghi: Do të luajë, por nuk mund të jetë më kapiten i Interit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Simone Inzaghi

Simone Inzaghi ka folur në prag të derbit të Madoninës.

Interi kundër Milanit, përballë njëri-tjetrit në një natë që vlen shumë, jo vetëm në aspektin e renditjes.

Ja disa nag deklaratat kryesore të trajnerit zikaltër në konferencën për shtyp:

“Derbi është një ndeshje shumë e përzemërt për të gjithë.

Do të duhet mendje dhe zemër.

Mbërrijmë gati në këtë përballje, duam të japim gjithçka. J

emi të lumtur për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Derbet janë gjithmonë një histori më vete. Kemi luajtur 6 derbi në këto dy vite.

Derbet e kupave na kanë ndihmuar të fitojmë trofe, ato të Serie A na kanë dhënë zhgënjime. Zgjidhja më e mirë për këto sfida është të mbajmë ekuilibrin e duhur mendor.

Ne jemi në një pikë të sezonit ku pikët janë të rëndësishme për çdo objektiv. Skriniar?

Unë nuk i gjykoj zgjedhjet e tij, por njeriun dhe lojtarin unik që është.

Një djalë i shkëlqyer, që punon shumë mirë çdo ditë. Me shumë mundësi ai do të jetë në ndeshjen derbi.

Shiriti i kapitenit? Kemi hierarki në bazë të paraqitjes. Skriniar nuk do të jetë më kapiten, folëm me shumë qetësi për këtë. Kapiteni është Handanovic, pastaj Brozovic, Lautaro, D’Ambrosio. Është vendosur në bazë të paraqitjes.

Ne humbëm Lukakun për 4 muaj dhe Brozovic për 3 muaj e gjysmë. Ata janë 2 lojtarë shumë të rëndësishëm. Unë flas shumë me Romelu, kurrë nuk i ka pasur këto probleme. Ai u ndal pas lëndimeve dhe tani po punon për t’u rikthyer në më të mirën e tij, dy javët e fundit kanë qenë shumë pozitive.

Lukakut i vjen keq që nuk mundi të jepte kontributin që donim, por nuk është faji i tij.

Gjithçka varej nga dëmtimi. Lautaro?

Ai ka luajtur në një nivel të lartë për një vit të bollshëm, përtej Kupës së Botës.

Meriton vlerësim maksimal për mënyrën se si punon dhe për disponueshmërinë e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat