Ajet Shosholli: Çiro, një ditë para se ta festojë ditëlindjen e 88-të, iku në amshim

Futboll

Ajet Shosholli: Çiro, një ditë para se ta festojë ditëlindjen e 88-të, iku në amshim

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 15:48
Ajet Shosholli e Çiro Bllazheviq

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, është i pikëlluar me ikjen në amshim të trajnerit të famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish trajner i Prishtinës në vitin 1985.

Shosholli ka punuar së bashku me Bllazheviqin në vitin 1985 pikërisht në pranverën e nxehtë të asaj kohe, një edicion që nuk harrohet kurrë në ligën e parë ish jugosllave.

“Një ditë para se ta festojë ditëlindjen e 88-të, iku në amshim një ndër trajnerët më të mirë në Kroaci i cili në botërorin e vitit 1988 fitoi me Kroacinë medaljen e bronztë, dhe la një gjurmë të pashlyeshme edhe në disa shtete tjera evropiane, si dhe nl Kosovë me ekipin e Prishtinës.

Ishte kënaqësi bashkëpunimi me Çiron në ekipin e Prishtinës.

Ngushëllime familjes Bllazheviq dhe gjithë komunitetit futbollistik në Kroaci dhe Kosovë.

Prehu ne paqe”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat