​Championsi vazhdon sot edhe me dy sfida të tjera

Futboll

​Championsi vazhdon sot edhe me dy sfida të tjera

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Gara më prestigjoze evropiane e futbollit në nivel të klubeve Liga e Kampionëve do të vazhdojë ecurinë e saj edhe sot me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Gjiganti anglez, Manchester City do të udhëtojë në Gjermani, atje ku në stadiumin “Red Bull Arena” do të ballafaqohet me skuadrën e papërshtatshme, RB Leipzig, transmeton KosovaPress.

Sfida tjetër, po ashtu shumë interesante, do të zhvillohet në Itali, përkatësisht në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku nikoqir i Portos do të jetë Interi.

Të dy ndeshjet do të startojnë nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat