Tifozët italiane shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite në “Diego Maradona”

Futboll

Tifozët italiane shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite në “Diego Maradona”

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:09
Napoli

Khvicha Kvaratskhelia i ka bërë të gjithë për vete falë talentit që zotëron.

Napoli investoi rreth 12 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit gjeorgjian, i cili shumë shpejt është kthyer në një fenomen në Serie A.

Sulmuesi i majtë numëron 11 gola dhe po kaq asiste në kampionatin italian, duke ndihmuar skuadrën e Spallettit të marshojë drejt titullit kampionat. Kvara po bën mirë edhe në Champions League me dy gola dhe katër asiste.

Napoli do të sfidojë Milanin në çerekfinalet e turneut më të rëndësishëm për klube.

Tifozët italiane shpresojnë ta shohin edhe për shumë vite në “Diego Maradona”, por vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

Ylli gjeorgjian ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha europiane, sidomos të PSG-së.

Shtypi francez shkruan se drejtuesit e kampionëve të Francës po përgatitin një ofertë prej 180 milionë eurosh.

Një shumë e tillë është e vështirë të refuzohet nga presidenti De Laurentiis, pavarësisht dëshirës së madhe për ta mbajtur në skuadër Kvarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat