Kosovës së Dusseldorfit nuk i ndahen fitoret, mposhtin edhe Bayer-in

Futboll

Kosovës së Dusseldorfit nuk i ndahen fitoret, mposhtin edhe Bayer-in

Nga: K. G. Më: 19 mars 2023 Në ora: 23:15
Kosova e Dusseldorfit

Kosova e Dusseldorfit ka vazhduar me fitore në Bezirksliga në Gjermani. 

Djelmoshat kuqezi arritën edhe tre pikë shumë të rëndësishme duke e përforcuar vendin e dytë me 42 pikë të mbledhura.

TSV Bayer Dormagen është viktimë e radhës, duke pësuar humbje me 0:1 nga Kosova..
Futbollisti Ilazi ka realizuar në minutën e 10-të, gol që ka rezultuar për fitoren domethënëse në udhëtim.

“Edhe ndeshja e 21-të kampionale përfundon në të mirë të ekipit tonë ku marrim 3 pikë nga një ndeshje mjaft e rëndë. 

Faleminderit që ishit të pranishëm në këtë kohë me shi, shihemi javën tjetër”, thuhet në njoftimin e FC Kosova.

Presidenti i Kosovës, Bujar Neziri, me stafin e tij, ka ndërtuar një ekip kompakte.

VfL Jüchen-Garzweiler kryeson me 55 pikë, ndërsa TSV Bayer Dormagen renditet në vend të 12-të me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat