Kush janë futbollistët më të vlefshëm të Kosovës?

Futboll

Kush janë futbollistët më të vlefshëm të Kosovës?

Më: 21 mars 2023 Në ora: 16:16
Vedat Muriqi

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për dy ndeshjet e muajit mars, ku do të përballen me Izraelin dhe Andorrën.

Vlera totale e futbollistëve dardanë për këto dy sfida është 85,25 milionë euro.

Ndërkohë futbollisti me vlerën bindshëm më të lartë është kapiteni Amir Rrahmani, që vlerësohet 25 milionë euro.

Pas qendërmbrojtësit të Napolit i dyti në listë është Vedat Muriqi që vlerësohet 10 milionë, derisa Milot Rashica është i treti me 7,5 milionë euro.

Zymer Bytyqi, Edon Zhegrova dhe Mërgim Vojvoda janë tre futbollistët e radhës që vlerësohen nga pesë milionë.

Ndërkohë vlerë prej katër milionë eurove kanë Aro Muric dhe Arbër Zeneli.

I nënti për nga vlera është Florent Hadergjonaj me 3,3 milionë euro, derisa Bersant Celina mbyll top 10shen me 300 mijë euro më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat