​Rrudhani: Synojmë të kualifikohemi në EURO 2024

Futboll

​Rrudhani: Synojmë të kualifikohemi në EURO 2024

Më: 22 mars 2023 Në ora: 22:57
Donat Rrudhani

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani ka thënë se me punën dhe me përkushtimin e lojtarëve, Kosova e synon kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024.

Ai ka thënë se ka një dëshirë të madhe brenda grupit për ta arritur këtë qëllim.

“Atmosfera është fantastike, ushtrimet po shkojnë shumë mirë. Sot kishim stërvitje më ofanzive, por mirë jemi duke punuar shume dhe besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Ne e dimë se të gjithë kemi besim dhe kemi dëshirë edhe besojmë se do të kualifikohemi, por kjo arrihet vetëm me punë dhe për atë jemi duke punuar çdo ditë. Të gjithë jemi në formë të mirë dhe besoj se do t’ia dalim të gjithë së bashku.”, ka thënë Rrudhani.

Të shtunën Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese ku do të ballafaqohet me Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat