Fekmi Kongjeli është i shqetësuar: A nuk mund të pritej vetëm edhe një javë?

Futboll

Fekmi Kongjeli është i shqetësuar: A nuk mund të pritej vetëm edhe një javë?

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:02
Fekmi Kongjeli

Fekmi Kongjeli, menaxher i licencuar i FIFA-s dhe përfaqësues i FFK-së për Gjermani, është i shqetësuar me zhvillimet e fundit në futboll përkatësisht në Federatën e futbollit të Kosovës. 

Ai përmes një shkrimin që ka bërë, ka disa pyetje.

“A është dashur pikërisht tani ky spektakël, kur jemi duke u shikuar nga krejt bota. Një goditje shumë e rëndë për kombëtaren, pikërisht në fillim të një rrugëtimi për të shënuar histori për vendin.

Pa shfletoni pak çfarë po thotë Serbia për këtë spektakël! DFB është akuzuar se ka blerë Kampionatin botëror më 2006, ama duke pasur parasysh interesin nacional, organet e sigurisë dhe drejtësia janë treguar shumë lojale kur kanë qenë në pyetje ngjarjet si kjo për kualifikime e sidomos para një loje si kjo në Izrael.

A nuk mund të pritej vetëm edhe një javë për të ndërmarrë veprime të tilla organet tona të hetuesisë!!!

Nëse i referohemi konferencës për shtyp të FFK-së, ku pa asnjë autorizim hetues, persona civil shqetësuan edhe stafin dhe lojtarët, kjo lirisht mund të quhet skandal me porosi!

Rrugëtimi ishte i gjatë e i mundimshëm për të ardhur deri këtu ku jemi. Me vlerësim edhe shumë pozitiv ndërkombëtar.

Tani ne vet po e rrënojmë atë që u ndërtua me mund e sakrificë. Nuk e kam iden pas kaq shumë shqetësimeve të lojtarëve çka të ju uroj!

Urimi i vetëm është se Kosova është më e madhe dhe më e dashur se të gjithë ne. Djema na bëni krenar!”, ka shkruar Kongjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat