Manchester Utd duhet të paguajë 170 milionë euro për Osimhen

Futboll

Manchester Utd duhet të paguajë 170 milionë euro për Osimhen

Më: 24 mars 2023 Në ora: 15:43
Victor Osimhen

Manchester United do të duhet të paguajë çmimin prej 170 milionë euro për yllin e Napolit, Victor Osimhen nëse dëshirojnë ta transferojë nigerianin këtë verë, raporton ‘CalcioMercato’.

Osimhen ka mahnitur botën e futbollit me paraqitjet e tij këtë sezon të garave, duke shënuar 25 gola në 29 ndeshje të zhvilluara me ‘napolitanët’.

Nigeriani me Napolin është afër titullit të kampionit në Serie A.

Klubi nga ‘Diego Armando Maradona’ thuhet se do të pranojë largimin e asit të tyre vetëm nëse një klub tjetër e bënë Osimhen një nga lojtarët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat