Berisha zotohet do të punojë që të ketë më shumë minuta në Kombëtaren gjermane

Futboll

Berisha zotohet do të punojë që të ketë më shumë minuta në Kombëtaren gjermane

Më: 28 mars 2023 Në ora: 10:39
Mërgim Berisha

Mërgim Berisha e realizoi ëndrrën e tij më të madhe së fundmi për të luajtur për Kombëtaren gjermane.

Futbollisti shqiptar u ftua nga selektori Hansi Flick për miqësoren e marsit ndaj Perusë dhe u inkuadrua në lojë në 15 minutat e fundit.

“Ëndrra ime u bë realitet”, kishte thënë 24 vjeçari pasi luajti me Kombëtaren A të Gjermanisë, ndërsa më atë U-21 i kishte mbi 10 paraqitje në të kaluarën, shkruan mediumi gjerman “Donau Kurier”.

“Unë ndihesha mjaft mirë”, shtoi tutje futbollisti i Fenerbahçes, i huazuar në Augsburg pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.

Gjermania do ta zhvillojë sonte një ndeshje miqësore në Koln me Belgjikën dhe futbollisti kosovar, i lindur në Berchtesgaden, shpreson të ketë më shumë minuta në këmbët e tij.

Sidoqoftë, ai e ka një falënderim special për trajnerin Flick, i cili ia dha rastin duke e ftuar për miqësoret e marsit.

“I jam mirënjohës selektorit që ma dha mundësinë e mirë të luaja kundër Perusë. Tash, më takon mua të vazhdoj të punoj dhe të fitoj më shumë minuta në Kombëtare”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Berisha është duke shkëlqyer në këtë sezon në Bundesligë ku i ka realizuar 8 gola në 19 ndeshje me Augsburgun, përfshirë këtu edhe ato vendimtare në fitoret 1:0 ndaj Borussia Monchengladbach, Bayer Leverkusen e FC Bayern.

Ai shpreson të qëndrojë në klubin gjerman, edhe pse ka kontratë me Fenerbahçen deri në qershor të vitit 2025.

Ish-futbollistin e Red Bull Salzburgut po e priste qe një kohë edhe Federata e Futbollit të Kosovës, por ai e zgjodhi Gjermaninë para Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat