Referi që i kërkoi falje Gerrardit do të ndajë drejtësinë në derbin mes Cityt dhe Liverpoolit

Futboll

Referi që i kërkoi falje Gerrardit do të ndajë drejtësinë në derbin mes Cityt dhe Liverpoolit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:17
Simon Hooper dhe Pique

Liverpooli dhe Manchester City do të përballen këtë të shtune në “Etihad”, por për dallim nga sezonet e kaluara, dy gjigantët anglezë tani takohen në rrethana të ndryshme.

Liverpooli e kërkon fitoren të shtunën me qëllimin për të shtuar presionin në Tottenhamin dhe Newcastle United për një vend në Ligën e Kampionëve, kurse City synon që ta vazhdojë me fitore garën drejt titullit dhe të zvogëlojë diferencën e pikëve me liderin e tabelës, Arsenalin.

Siç qëndrojnë gjërat, këtë sezon për dallim nga të tjerët, Arsenali është rivali i Cityt për titull dhe jo Liverpooli.

Tani, për derbin e së shtunës mes Cityt dhe Liverpoolit, i cili zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në “Etihad”, Premier Liga e ka caktuar gjyqtarin.

Premier Liga e ka konfirmuar se Simon Hooper do të jetë referi i ndeshjes, ndërsa asistentët e tij do të jen Adrian Holmes dhe Simon Long.

Kjo nuk është hera e parë që Hooper ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të Cityt ose Liverpoolit. Në shtator, ai u detyrua që t’i kërkoj falje legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard, pasi që i kishte mohuar Aston Villas golin e fitores ndaj Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat