Dhjetë mijë euro për secilin klub të femrave në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Dhjetë mijë euro për secilin klub të femrave në Maqedoninë e Veriut 

Nga: K.G.. Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:53
Pamje nga një ndeshje

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, me president Muamed Sejdini, ka marrë vendim që secili klub (11 klube) nga Liga e Parë e femrave të marrë ndihmë financiare në vlerë prej 10.000 mijë euro si mbështetje nga “Shtëpia e Futbollit” për nevoja administrative.

Fondet janë siguruar nga Fondi i Solidaritetit të UEFA-s për Ligën e Kampionëve për Femrat për 2021/22.

“Për të zbatuar në këtë mënyrë strategjinë për zhvillimin e futbollit të femrave “Më shumë femra, më shumë gola”, federata maqedonase me ndihmën e UEFA-s ofron mbështetje dhe inkurajim shtesë për klubet e femrave nga Liga e Parë që të vazhdojnë progresin e tyre përmes kësaj ndihme, mbi të gjitha në kuptimin logjistik.

Klubet janë baza për rezultate më të mira dhe me angazhim dhe seriozitet më të madh në punë do të kontribuojnë që të përparojnë në të ardhmen”, shkruan mediumi maqedon “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat