Benzema shënon het-trik brenda 7 minutave, Reali demolon Valladolidin 

Futboll

Benzema shënon het-trik brenda 7 minutave, Reali demolon Valladolidin 

Nga: K. G. Më: 2 prill 2023 Në ora: 18:05
Benzema në veprim

Valladolidi kafshatë e lehtë për Real Madridin në “Santiago Bernabeu”. 

Reali ka shënuar fitore me rezultat 6:0 ndaj Valladolidit.

Tre pikë të rëndësishme për Realin për të shpresuar ende për titullin e kampionit.

Karim Benzema në formën më të mirë, për shtatë minuta ka shtënuar het-trik.

Golat i realizuan Rodrygo (22'), Benzema (29', 32' e 36'), Asensio (73'), Lucas (90+2').

Lewandowski i Barcelonës kryeson listën e shënuesve me 17 gola, ka 3 më shumë se Karim Benzema.

Barcelona kryeson me 71 pikë, duke lënë pas Realin me 59 dhe Valladolid renditet në pozitën e 16-të me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat