Lojtari i Kosovës prezanton makinën, kushton rreth 236 mijë euro

Futboll

Lojtari i Kosovës prezanton makinën, kushton rreth 236 mijë euro

Më: 7 prill 2023 Në ora: 23:11
Edon Zhegrova me makinë

Lojtari i Kosovësm Edon Zhegrova, autor i një dygolëshi në ndeshjen e javës së 29-të kundër Lorientit do të mungojë në sfidën e radhës, këtë të shtunë, ndaj Angers, për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Gjithsesi, dardani i Lille e ka gjetur mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes me “bëmat” e tij.

24-vjeçari ka shpërndarë më “tik tok” një video nga garazhi i tij, ku shfaqet duke zbuluar një Ferrari F8 Tributo, të cilën ia ka bërë së fundmi dhuratë vetës.

Ky model i markës së famshme italiane kushton rreth 236 mijë euro duke përfshirë dhe taksat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat