Qentë dhe festat me muzikë të lartë bezdisin komshinjtë

Futboll

Qentë dhe festat me muzikë të lartë bezdisin komshinjtë

Më: 12 prill 2023 Në ora: 20:58
Brazili

Festat e mëdha dhe të zhurmshme janë një nga argëtimet më të zakonshme në jetën e një futbollisti, aq më tepër nëse bëhet fjalë për një brazilian.

Traditës nuk i shpëtoi as Richarlison i Tottenham që pëveç një festë me bandë muzikore, është nën hetim edhe për keqtrajtim të dy qenve të tij.

Agjencia e Mbrojtjes së Kafshëve në Britani është duke hetuar për shkak se fqinjët e sulmuesit kanë deklaruar se dy qentë e tij, një husky Siberian dhe një Labrador lehin gjatë gjithë kohës duke bërë komshijtë të mendojë se janë duke u keqtrajtuar.

Nga ana tjetër, fqinjët janë ankuar edhe për një festë tejet të zhurmshme që Richarlison ka organizuar së fundmi në vilën e tij.

Sipas fqinjëve në festë bënte pjesë edhe një bandë muzikore e cila luajti muzikë live, duke shqetësuar jashtëzakonisht banorët e zonës të cilët theksojnë se mbetën pa gjumë deri në orën 4 të mëngjesit.

Richarlison jetën në një vilë luksoze me vlerë prej 4 milionë paund në veri të Londrës dhe mesa duket nuk do t’ia dijë për komshinjtë të cilët duhet të durojnë festat e zhurmshme të brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat