Erik ten Hag tregon a do të jetë Martial në United sezonin tjetër

Futboll

Erik ten Hag tregon a do të jetë Martial në United sezonin tjetër

Më: 16 prill 2023 Në ora: 11:35
Martial

Manchester United kundërshtarin e ardhshëm do ta ketë Nottingham në kuadër të xhiros së 31 në Premier League, sot me fillim nga ora 17:30.

Përveç këtij takimi, trajner i United, Erik ten Hag, është përgjigjur nëse Anthony Martial do të jetë sezonin e ardhshëm në këtë ekip.

“Nga këndvështrimi im po. Ai është lojtar shumë i mirë, definitivisht i ka kualitetet që të luaj në maje  të futbollit dhe kur është në formë, ekipi jonë luan më mirë”, tha ten Hag.

27 vjeçari këtë sezon me Manchester United ka zhvilluar 18 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 7 gola dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat