Presidenti i Olympiakos dhe Nottingham Forest kërkon të blejë një klub në Serie A

Futboll

Presidenti i Olympiakos dhe Nottingham Forest kërkon të blejë një klub në Serie A

Më: 16 prill 2023 Në ora: 18:03
Vangelis Marinakis

Vangelis Marinakis po mendon të vazhdojë të investojë në futboll, duke konsideruar blerjen e skuadrave nga vende të tjera për të rritur grupin e klubeve që zotëron.

Sipas një raportimi të “The Sun”, pronari i Olympiakos dhe Nottingham Forest po kërkon të blejë një ekip të Serie A.

Pa bërë të ditur se kush është, Marinakis po mendon seriozisht të futet në futbollin italian.

Në fakt duket se këshilltarët e tij po shqyrtojnë çdo rast dhe çdo mundësi, duke dashur të përfitojnë nga mundësitë që do të krijohen.

Në të njëjtën kohë, drejtori i ri sportiv i Nottingham Forest, Ross Wilson, mund të koordinojë lëvizjet në grup.

Sipas “The Sun”, njerëzit e Nottingham janë veçanërisht të kënaqur me atë që Vangelis Marinakis po bën për skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat