Barcelona rinovon me lojtarin e të rinjve, katalanasit i vendosin klauzolë “stratosferike”

Futboll

Barcelona rinovon me lojtarin e të rinjve, katalanasit i vendosin klauzolë “stratosferike”

Më: 29 prill 2023 Në ora: 08:20
Aleix Garrido

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Aleix Garrido, një prej talenteve të shumtë që luan në skuadrën B.

Mesfushori 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Në këtë kontratë, është përfshirë edhe një klauzolë ndërprerje prej 400 milionë eurosh. Pra, nëse një ekip e dëshiron talentin e mesfushës, duhet të paguajë klauzolën.

Garrido në këtë sezon ka në total 25 paraqitje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 7 herë. Ai ka bërë edhe debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës më 1 prill, ku katalanasit fituan ndaj Elche me shifrat 0-4, dhe talenti spanjoll u aktivizua për 6 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat