Gjykata Sportive gjobit Napolin, nuk shpëton Udinese!

Futboll

Gjykata Sportive gjobit Napolin, nuk shpëton Udinese!

Më: 5 maj 2023 Në ora: 17:28
Logo e Napolit

Gjykata Sportive gjobit Napolin, nuk shpëton Udinese!

Gjykata sportive, përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Lega Serie A, ka bërë të ditur vendimet në lidhje me dy skuadrat që luajtën dje mes tyre.

Gjobë prej 8 mijë eurosh për Napolin, për shkak se tifozët e tyre, gjatë ndeshjes, kanë hedhur në fushë fishekzjarre, tre bomba tymuese dhe objekte të tjera të llojeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, 2000 euro gjobë për Udinesen për shkak se tifozët e tyre, në pjesën e dytë, kënduan një kor ofendues ndaj trajnerit të skuadrës kundërshtare, pra Spallettit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat