Hulk i bën dhuratën e shtrenjtë vetes, kushton 7.4 milionë euro

Futboll

Hulk i bën dhuratën e shtrenjtë vetes, kushton 7.4 milionë euro

Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:44
Hulk me partneren e tij

Sulmuesi brazilian Hulk, i cili ka luajtur për Porton dhe Zenitin në Evropë (aktualisht luan për Atlético Mineiron, në Brazil), ka vendosur t’i bëjë një dhuratë të shtrenjtë vetes: ai ka blerë një aeroplan (Hawker 400XP), që ka kushtuar 7.4 milionë euro.

Sipas shtypit brazilian, aeroplani është i personalizuar me emrin e sulmuesit dhe ka kapacitet prej gjashtë pasagjerësh. Avioni është projektuar për udhëtime të shkurtra.

Hulk ka marrë tashmë në pronësi aeroplanin, i cili ndodhet në aeroportin Pampulha.

Plani i tij është ta përdorë Hawker 400XP për të vizituar familjen e tij në Paraíba dhe për të kursyer kohë në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat