Ademi në Ditën e Evropës: Të rinjve t’u sigurojmë mjedis e infrastrukturë sportive cilësore 

Futboll

Ademi në Ditën e Evropës: Të rinjve t’u sigurojmë mjedis e infrastrukturë sportive cilësore 

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:05
Ademi në Ditën e Evropës mes lojtarëve të rinj

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi. ka bërë një vizitë në KF Drenica në Skenderaj, në Ditën e Evropës, ku ka ndjekur nga afër stërvitjet e ekipeve U15 dhe U17 të këtij klubi.

Ai u impresionua nga talenti dhe pasioni që këta të rinj kanë për futbollin, duke theksuar se ata janë thelbi i të ardhmes së Kosovës. Ademi vuri në dukje se për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e talentit të tyre, duhet të investohet në ta dhe të sigurohet një mjedis dhe infrastrukturë sportive cilësore.

“Futbolli është një sport që mund t’i bëjë këta të rinj të shkëlqejnë jo vetëm brenda vendit tonë, por edhe në arenat ndërkombëtare.

Por, nëse duam t’i ndihmojmë ata të arrijnë në këtë nivel, duhet t’ua sigurojmë një mjedis e infrastrukturë sportive cilësore”, ka thënë kreu i FFK-së.

Ai gjatë bisedës me trajnerin e grupmoshave të reja të Drenicës, Fisnik Lushtaku, premtoi se Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë çmos, në partneritet me autoritetet lokale dhe qendrore, që ta bëjë përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës sportive në Skënderaj dhe në të gjithë Kosovën.

Ademi e vlerësoi këtë veprim si të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për të ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e talentit në vendin tonë.

Në Ditën e Evropës, presidenti Ademi bëri thirrje që të punohet bashkërisht për të krijuar kushte evropiane dhe një të ardhme më të ndritshme e me më shumë mundësi për rininë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat