Dy skuadra shqiptare hyjnë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Dy skuadra shqiptare hyjnë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga: K.G. Më: 9 maj 2023 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja Voska Sport - Detonit Plaçkovica

Pas Voska Sport edhe Gostivari zyrtarisht ka siguruar hyrjen në elitën futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Voska Sport si kampione dhe Gostivari si i dytë, janë dy skuadra shqiptare që hyjnë në elitë. 

“Voska Sport sezonin më të suksesshëm në histori e mbylli me një fitore të madhe si vendas 5:3 ndaj Detonit Plaçkovica.

Doli të jetë kjo një ndeshje me shumë gola, e ku fituesi u vendos që në pjesën e parë. 

Të besuarit e trajnerit Berat Imeri ishin superior gjatë 45 minutave të para, duke e mbyllur atë me 4 gola në rrjetën e mysafirëve, falë "dopietave" të Alen Jasharovskit dhe golashënuesit më të mirë Behar Feta. 

Ky i fundit gjatë pjesës së dytë realizoi edhe një gol tjetër, duke mbyllur këtë takim me "het-trik", që i mundësoi atij të kryesoj listën e golashënuesve me 25 gola. Vlen të theksohet se gjatë pjesës së dytë, trajneri Imeri shfrytëzoi të gjitha 5 zëvendësimet, duke ju dhënë mundësinë edhe disa prej futbollistëve me më pak minutazh.

Fitorja e sotme ishte e 22-ta sezonale, duke na mbajtur sërish në krye me 72 pikë, dy më shumë se Gostivari i vendit të dytë.

Xhiron e fundit, atë të javës së 30-të, ku shpresojmë të konfirmojmë edhe pozitën e parë, e zhvillojmë të shtunën kundër Borecit në Veles.”, shkruan në faqen e FC Voska Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat